#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 14 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 14 Prill 2024

Izraeli zmbraps me sukses sulmin e Iranit: Teherani po paguan çmimin e duhur
Izraeli i ndihmuar edhe nga aleatët mundi të zmbraps me sukses sulmin hakmarrës të Iranit, duke asgjesuar në ajër afro 99 për qind të dronëve dhe raketave të lëshuara nga Teherani. Tel Avivi premton kundërpërgjigje, por ShBA shprehet kunder

Liderët botëtor dënojnë sulmin, Biden: Mos u hakmerrni. Rama: Jemi në solidaritet me popullin izraelit
Liderët botëror dënojnë me termat më të ashpër sulmin e Iranit, ndërsa presidenti Bajden i bën thirrje Izraelit të mos kundërpërgjigjet. Edhe Tirana zyrtare thotë se është në krah të popullit izraelit dhe u bën thirrje palëve për vetëpërmbajtje.

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael rrëfen sulmin e Iranit, Kumbe: Nuk do të ketë evakuim të shqiptarëve

Ambasadorja e Shqipërisë në Tel Aviv në një intervistë për Klan thotë se Izraeli kaloi një natë të gjatë për shkak të sulmeve të Iranit. Megjithatë ajo thotë se sot situata është e qetë dhe për pasojë nuk ka asnjë arsye për evakuim të shqiptarëve.

Rriten transaksionet në valutë të huaj. BSH: Në brenda dy muajve u transferuan 723 mln euro
Banka e Shqipërisë raporton një rritje të transaksioneve të kryera në monedhën euro. Vetëm për 2 muajt e parë të vitit vlera e tyre ka arritur në 723 mln euro, ndërsa kjo vlerë vitin e kaluar arriti në 4.13 mld eurove.

Flamingot e Divjakës tërheqin vizitoret. Laguna e Karavastase popullohet nga shpendët e rrallë
Moratoriumi kundër gjuetisë ka rritur numrin e Flamingove dhe te shpendëve të rrallë në parkun Kombetar të Divjakes dhe Karavastës. Zona është kthyer në një atraksion për turistët.

Marrëveshja, bursa 1 mijë euro në vit për studentët nga Shqipëria dhe Kosova
Hyn ne fuqi marrëveshja e firmosur me Shqipërisë dhe Kosovës për dhënien e bursave për studentët të dy shteteve në vlerën 1 mijë eurove. Aplikimi do të nisë në vitin e ardhshëm akademik, duke lehtësuar barrën financiare për studentët.

/tvklan.al