lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 15 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prift

Headlines 15 Prill 2024

Gjiknuri: Koalicionet, çështje e ezauruar. Votimi me detyrim është model arkaik

Socialistët nuk do të pranojnë kërkesat e opozitës për ndryshim të sistemit zgjedhor dhe rikthim në modelin e vjetër të koalicioneve parazgjedhore. Damian Gjiknuri thotë për Tv Klan se edhe votimi i detyrueshëm është një model arkaik.

Beleri zyrtarizohet si kandidat i partisë së Mitsotakis në zgjedhjet për parlamentin europian

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri do të jetë në listat e partisë “Demokracia e re” të kryeministrit Qiriakos Micotaqis në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Shpallja zyrtare e kandidaturës u bë pasditen e sotme.

MIE: Rezerva e naftës në Shpirag, 225 milionë barrela. Duhet teknologji e veçantë për nxjerrjen

Konfirmohen pritshmëritë në kërkimet për naftë në malin e Shpiragut. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se është zbuluar një rezervë nafte prej 225 milionë barelash, por problematike mbetet nxjerrja e saj nga nëntoka.

Euro, sërish në pikiatë. Monedha europiane prek kufijte e 100 lekëve. Bien edhe valutat e tjera

Monedha evropiane e nisi javën me një rënie të fortë ndaj lekut. Në kursin e Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 100.7 lekë ndërsa në treg të lirë edhe më poshtë. Ky është niveli më i ulët prej korrikut 2023. Bien edhe valutat e tjera.

Revista “Aeroports de Paris”: Shqipëria, princesha e re e lindjes. Destinacioni i pushimeve në mal ose në det

Në mediat franceze vijon jehona e promovimit të Shqipërisë turistike. Revista “Aeroportet e Parisit” e ka vendosur vendin tonë mes destinacioneve kryesore për ata që duan pushime si në mal ashtu edhe në det. 

SPAK përfundon hetimet për “Metamorfozën”. 7 vite në gjyq. Rëndohet akuza për Oltion Bistrin

SPAK mbyll hetimet dhe u komunikon akuzat 7 personave të arrestuar në operacionin “Metamorfoza”. Rëndohen akuzat për ish-drejtorin e Operacionales, Oltion Bistri që do përgjigjet për korrupsion, pastrim parash e nxjerrje të sekretit hetimor.

/tvklan.al