#lajme, #edicioniinformativ ora 00:10 data 20 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

X Factor Albania, Alis shpallet fitues. Nata finale dhuron emocione të pafund

Alis është fituesi i edicionit të pestë të X Faktor Albania, duke marrë votat e publikut shqiptar përballë dy konkurrentëve Jet dhe Kleansa. Mbrëmja e së premtes dhuroi një spektakël të vërtetë mes tre konkurrenteve.

Opozita, molotov kundër ndërtesës së Bashkisë së Tiranës. SHBA-BE: Dënojmë dhunën, politika ta refuzojë

Opozita protestoi sërish dhunshëm përpara Bashkisë së Tiranës, duke hedhur bomba molotov dhe duke u përplasur me forcat e rendit. Ambasada amerikane, ajo e Bashkimit Europian, Mbretërisë së Bashkuar dhe OSBE dënojnë dhunën dhe i bëjnë thirrje politikës të refuzojnë akte të tilla.

Mashtrimi me Call Center, 66 vite burg për 8 italianë. Fshehën 5.8 milionë Euro në 15 kompani fiktive

Gjykata e Tiranës dënoi me 66 vjet burg në total 8 shtetas italianë të përfshirë në një skemë mashtrimi me “Call Center”. Ata akuzohen se kishin përfituar 5.8 milionë Euro, të cilat i kishin fshehur në 15 kompani shqiptare e të huaja.

Kumbaro, ultimatum prefektëve: Tolerancë zero për strukturat e betonit në plazhe

Në prag të nisjes së sezonit turistik, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u kërkoi prefektëve tolerancë zero për strukturat e betonit në plazhe dhe paralajmëroi se IKMT do të jetë në terren për të kontrolluar çdo abuzim.

Ligji i ri, fekondimi invitro nga 18 deri ne 53 vjeç. Deri në 5 fëmijë nga i njëjti dhurues

Ministria e Shëndetësisë harton një projektligj që vendos rregulla për lindjet invitro. Sipas draftit te ri, një grua mund të përdorë fekondimin invitro nga 18 në 53 vjeç, ndërsa nga i njëjti dhurues nuk mund të lindë më shumë se 5 fëmijë.

/tvklan.al