#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 5 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Dosja “Goro,” sekuestrohen 5 mijë m2 tokë në Himarë. SPAK: Prona shtetërore u tjetërsua në shkelje të ligjit

SPAK sekuestron nje tjeter sipërfaqe prej 5 mije meter katrorësh toke ne Himare, si pjese e hetimeve ndaj ish -kryetarit Jorgo Goro. Prokuroria e Posaçme thote se kjo prone eshte tjetersuar ne shkelje te ligjit.

PS-PD caktojnë 4 ekspertët për reformën zgjedhore. Bylykbashi: Lista të hapura dhe ndryshim të sistemit

Grupi i punes i ngritur nga mazhoranca dhe opozita caktoi 4 ekspertet per kryerjen e reformes zgjedhore, teksa kerkon ndihme edhe nga OSBE-ODIHR. Ne mbledhjen e sotme u caktuan 4 ekspertët ligjore. Oerd Bylykbashi tha se opozita kerkon lista te hapura dhe ndryshim te sistemit.

Sazani, në listën e “100 plazheve të arta”. Vleresime për ujin e kristaltë dhe klimën

Ishulli i Sazanit renditet ne listën botërore te “100 plazheve te arta”. Zona vlerësohet jo vetëm per ujin e kristalte dhe klimën e bute, por edhe për historinë qe mbart si nje ish-baze ushtarake e Luftës se Ftohte.  

Nis regjistrimi i popullsisë në Kosovë. Serbët deklarojnë bojkotim të procesit

Nisi sot ne Kosove regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare, proces qe pritet te zgjase deri ne 17 maj. Lista Serbe deklaroi bojkotin permes nje thirrjeje drejtuar serbeve te veriut per ta refuzuar procesin.

Izraeli vendos të hapë portat për ndihma në Gaza pas telefonatës së Biden me Netanjahun

Izraeli vendos te hape pikat kufitare te rripit te Gazës per te lejuar ndihmat humanitare ne Gaza. Vendimi per te zbutur qasjen ndaj civileve vjen pas telefonatës mes presidentit amerikan, Xho Bajden dhe kryeministrit izraelit, Netanjahu.

CR7 në stol në Euro 2024? Këshilla për Porgualinë: Pa atë në ekip, më shumë shanse për të fituar

Kristiano Ronaldo mund ta nise nga stoli Kampionatin Europian te Futbollit. Mediat shkruajnë se disa futbolliste kanë këshilluar Portugalinë që ta lërë në stol yllin e saj, pasi do të ketë më shume shanse per te fituar.

/tvklan.al