#lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 7 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Oljana Maloku

Headlines 7 Prill 2024

Zbulohen propozimet e opozitës për “zgjedhoren”: Koalicione parazgjedhore, lista te përbera kandidatësh
Zbardhen për herë të parë propozimet e opozitës për reformën zgjedhore. Në një intervistë për Tv Klan, Oerd Bylykbashi thotë se do të kërkohet rikthimi i koalicioneve parazgjedhore me listë kandidatwsh të përbërë dhe të përbashkët.

Zbardhen 3 shpërthimet më eksploziv të mobilerisë, pranga 48-vjeçarit. Tv Klan publikon pamjet e ngjarjes
Policia e Durrësit arrestoi një 48-vjeçar të akuzuar se i ka vendosur 3 herë tritol një mobilierie në zonën e Rrashbullit. Tv Klan ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë ku ai shihet i maskuar teksa hedh lëndën plasëse përpara biznesit.

Mediat Britanike: Rekomandojnë Ksamilin: “Maldivet e europes” i keni 50 paunde larg
Mediat britanike vijojnë t’i bëjnë jehonë turizmit shqiptar. Ato rekomandojnë Ksamilin duke e konsideruar si “Maldivet e Europës” të cilin mund ta arrijnë me një fluturim që do t’u kushtojë vetëm 50 paundë.

Izraeli tërheq forcat tokësore nga jugu i Gazës. Protesta masive kundër Netanjahut
Ushtria izraelite deklaron tërheqjen nga jugu i Rripit të Gazës në prag të nisjes së negociateve për gjetjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve. Në Tel Aviv mbahen protesta masive që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Betanjahu.

Zbulohet rezidenca e Anglisë në “Euro 2024”. Qëndrimi në resort golfi do t’i kushtojë 1 mln paund
1 milion paund do t’i kushtojë Federatës Angleze të Futbollit qëndrimi gjatë Europianit që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani. Ata kanë prenotuar një resort golfi ku fusha stërvitore është e vendosur në mes të pyllit.

/tvklan.al