Ylli amerikan i Basketbolliy shkon në 40 000 pikë të shënuara në karrierë në NBA

Lebron Xhejms bëhet basketbollisti i parë që arrin 40 mijë pikë të shënuara në karrierën e tij. Suksesin historik, ylli i NBA e realizoi në takimin që Los Angeles Lakers patën kundër Denver Nuggets.

39-vjeçari shënoi 26 pikë në ndeshjen që skuadra e tij e humbi 124:114 kundër Nuggets. James i duheshin vetëm nëntë pikë që të arrinte shifrën e 40 mijë pikëve gjatë sezonit të rregullt të NBA-së.

Në përfundim të takimit, ai tha për mediat se është diçka shumë e bukur që të jetë lojtari i parë që e arrin diçka të tillë. Ylli i Lakers e shënoi dypikëshin e tij historik 10 minuta e 39 sekonda pa mbaruar perioda e dytë

Skuadra nga Los Anxhelos po udhëhiqte 37:32. Arbitri dha pushim, ndërsa vëmendja dhe duartrokitjet ishin të gjitha për basketbollistin 39-vjeçar

James theu rekordin e pikëve të NBA-së në shkurt të vitit 2023, duke e kaluar Karem Abdul-Jabbarit me 38 mijë e 387 pikë.

39-vjeçari e ka fituar 4 herë titullin kampion në NBA, ndërsa është basketbollisti më i vjetër aktiv, e luan sezonin e tij të 21.

Klan News