Kreu i Lëvizjes opozitare ‘Besa’, Bilall Kasami, në një prononcim për Tv Klan ka komentuar situatën pas referendumit të pasuksesshëm në Maqedoni. Sipas tij, partitë për kapërcimin e krizës politike duhet të kenë parësore interesat e qytetarëve. Kasami është i mendimit se parlamenti duhet të bëj së pari ndryshimin e Kushtetutës, konform marrëveshjes së arritur me Greqinë, për emrin, e pastaj të shkohet në zgjedhje.

Megjithatë, Kreu i Lëvizjes Besa angazhohet që në ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë të shikohen edhe interesat e shqiptarëve të këtushëm.

Duke komentuar referendumin e 30 shtatorit, Kasami tha se ai është një mesazh i fuqishëm që partitë politike të marrin përgjegjësitë e veta për punën që bëjnë. Në referendumin e së dielës nuk u arrit censusi për kalimin e tij dhe kjo e ka futur vendin në një ngërç për kapërcimin e të cilit do të duhet edhe angazhimi i faktorit ndërkombëtar./

Klan Maqedoni

Gazetare: Xhumadije Ibraimi

Operator: Menaf Idrizi