Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 4 personat e arrestuar pas protestes së opozitës para Bashkisë së Tiranës mesditën e 19 Prillit.

Gjykata caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të qëndrimit në vende ku protestohet” deri në një vendim të dytë.

Akuzat e referuara nga policia ishin për “prishje të qetesisë publike” dhe “kundërshtim të punonjësve të policies”.

Në protestën e fundit të opozitës para bashkisë, protestuesit hodhën molotov dhe flakadanë, ndërsa tentuan të hyjnë me forcë në godinën e Bashkisë.


  1. Kevin Vidrica
  2. Bernard Metaliaj
  3. Franc Kaloshi
  4. Artan Muçmata

Tv Klan