City zgjedhje e pare, pas tyre qëndron Bayern e Real Madrid  


Oferta e majme bindi Borusia Dortmund për të lejuar kalimin e Erling Hëland te Manchester City. Norvegjezi kishte zgjedhje të parë skuadrën angleze, kjo e shtyrë edhe nga tradita familjare, pasi fanellën e kaltër e ka veshur edhe babai i tij. Por, për të arritur te Hëland, Manchester City ka pasur një garë tepër të fortë. Shumë skuadra u vunë në gjurmët e tij, por 60 milionë eurot e depozituara në arkat e verdhezinjve i siguruar 22-vjeçarit biletën e “fluturimit” drejt “Etihad Stadium”.

Sipas asaj që raportojnë mediat botërore, Hëland e kishte gjithmonë preferencë të parë transferimin te kampionët e Premier League angleze. Opsioni i dytë për ish-sulmuesin e Dortmund ishte qëndrimi në Bundesligën gjermane, por duke veshur fanellën e kampionëve, atë të Bayern Munich.

Zgjedhja e tretë ishte sërish një skuadër kampione, ajo e La Ligës spanjolle. Real Madrid tentoi deri në fund për të bindur Hëland, megjithatë nuk ia arriti dot. Vetëm në vendin e katërt preferenca për të kaluar në Francë, në radhët e Pari Së Zhërme. Konkurenca e lartë te kampionët e Lig Ë mund ta ketë shtyrë norvegjezin për të mos menduar kalimin në kryeqytetin e dashurisë. Pas garës së kampionëve të kontinentit, qëndrojnë preferenca si Barcelona dhe Liverpool ekipe që ishin shumë larg pritshmërive në pistën që e dërgonte te 22-vjeçari.

Klan News