Liverpuli barazoi 2-2 me Mançester Junajtid, duke bërë që gara për titullin të ndizet më shumë. Skuadra e Jurgen Klopit ndan vendin e parë me pikë të barabarta me Arsenalin, ndërsa Mançester Siti është vetëm 1 pikë larg.

Në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Old Traford shënuan miqtë të parët me Nunez në mesin e pjesës së parë. Bruno Fernandesh dhe më pas Maino përmbysën përkohësisht rezultatin për Mançester Junajtid.

Por një penallti në minutën e 84′ e realizuar nga Salah shpëtoi Liverpulin nga humbja. Premier Liga ka mbërritur në javën e 32.

Tv Klan