“Lufta” jashtë Krimeve të Komunizmit

“Lufta” jashtë Krimeve të Komunizmit

16:30 16/07/2019

Sheshohen kontradiktat mes Brahos e Tufës

Komisioni i Ligjeve ka miratuar mes debateve propozimet ligjore që kufizojnë periudhën e studimit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit nga viti 1944 e deri në 1990, duke përjashtuar periudhën e luftës nacional çlirimtare.

Kundër këtij propozimi, të bërë nga një grup deputetësh të kryesuar nga Spartak Braho, ishin 2 deputetët Adriatik Alimadhi dhe Artur Rroshi, çka solli jo pak debate që lidheshin me prejardhjen politike të familjeve tëtyre.

Me propozim të vetë Brahos shumica u tërhoq nga propozimi që përfaqësuesit e institutit të kishin certifikat sigurie.

Por Spartak Braho nuk tërhoqi vetëm këtë nen të propozuar nga vetë ai, por dhe la të kuptohet se është tërhequr dhe nga përplasjet me kreun  e Insitutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, me të cilin shkëmbyen akuza shumë të forta në publik. Kjo mbledhje e komisionit shërbeu për një “pajtim” mes tyre.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT