Zjarri 50 metra larg shtëpive, mbërritën helikopterët

Ekipet e zjarrfikësve me ndihmën e banorëve lokalë po luftojnë me flakët e mëdha që kanë përfshirë një pyll me pisha dhe bimësi të ulët në afërsi të Preshevës. Per shuarjen e zjarreve ne vendgjarje kanë mbërritur edhe tre helikopterë. Llogaritet se 50 hektarë janë djegur në arat e fshatrave Crnotincë, Rajincë, Gornjë dhe Shushajë e Donja. Në zonat më të larta mbi kodrën e Cërnotrnacit, zjarri është shuar, por ende ekziston rreziku që për shkak të temperaturave të larta të përhapet sërish. Tymi u përhap në drejtim të rrugës rajonale dhe Korridorit 10, ka zvogëluar dukshmërinë e shoferëve.

Familjet nuk janë më të kërcënuara falë zjarrfikësve dje forcave të shpëtimit nga Bujanoci, Presheva dhe Vranja dhe pjesë të tjera të Serbisë, të cilët me ndihmën e banorëve vendas e shuan zjarrin gjatë gjithë natës.

Zjarri është penguar të përhapet në banesat përreth, të cilat janë rreth 50 metra larg. Mbi fshat shihen flakët në lartësi deri në 20 metra, ndërsa perimetri i zjarrit është mjaft i gjerë.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kontaktuar Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq që ka angazhuar helikopterët për fikjen e zjarrit.

Mediat serbe kanë raportuar se në atë territor është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Klan News