Kanye West dhe Kim Kardashian mund të jenë të ndarë, por reperi ende ka dëshirë ta veshë ish-in e tij.

Në një episod të “The Kardashians” zbulohet se artistit nuk i pëlqyen veshjet e zgjedhura nga Kim gjatë Javës së Modës në Milano në muajin Shkurt. Vetë 41-vjeçarja tregon disa nga mesazhet kritikuese të West drejt ekipit të saj.

Përveç syzeve të bardha Prada që ajo i kombinoi me një veshje totalisht të zezë lateksi, Kanye kritikoi edhe një kostum njëpjesësh me shkëlqim nga po e njëjta markë.

Portokallia më ngriti nervat, do kisha shkuar në burg para se ta vishja”, shkruan ai në një mesazh. Por nëna e katër fëmijëve duket se nuk i  ka marrë kaq seriozisht kritikat, madje thotë se do t’ia kthejë reston.

Do t’i shkruaj dhe do t’i them, e di, i ke veshur shumë herë këto çizmet, kështu që kur të duash të ndryshosh veshjen,  më thuaj dhe më pas mund të më japësh këshilla për të miat”.

Kur Kanye nisi të dilte me Kim në vitin 2012, ai ndryshoi tërësisht garderobën e saj dhe vazhdoi të kombinonte veshje për të gjatë gjithë marrëdhënies së tyre./tvklan.al