Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dënuar sjelljen e policisë ndaj banorëve të Shkozës në Tiranë, banesat e të cilëve do të shemben pasi janë pa leje.
Në një postim në Facebook, kryetari i demokratëve Lulzim Basha i bën thirrje policisë të ndalë keqtrajtimin e qytetarëve të cilët po mbrojnë strehën e shtëpisë së tyre.
“Krim dhe barbari në Shkoze! 153 familje nxirren me forcë nga shtepitë e tyre në mes të katër rrugëve. Edi Rama ju premtoi legalizim dhe shpronësim para zgjedhjeve. Tani i godet si pushtues!
Duke dënuar me ashpërsi këtë krim çnjerëzor, ju bëj thirrje forcave të rendit të ndalin menjëherë keqtrajtimin e bashkëqytetarëve të tyre që po mbrojnë strehën familjare. Të ndalë prishja e shtëpive pa siguruar asnjë perspektivë strehimi për 153 familje.
Të shqyrtohet rikthimi te projekti fillestar i rehabilitimit të Lanes i cili parashikonte prishje minimale përkundër shpronësimit me vlerë tregu. Ndal barbarisë dhe verbërisë ndaj fateve të njerezve”,
shkruan Basha. /tvklan.al