Në fjalën e tij të parë përpara Parlamentit Europian, pas marrjes këtë vit të presidencës së Bashkimit Europian, presidenti francez Emmanuel Macron përmendi si prioritet Ballkanin Perëndimor.

“Europa nuk mund ta largojë vëmendjen nga Ballkani Perëndimor. Bëj thirrje këtu, që të rishikojmë marrëdhëniet tona me vendet e rajonit dhe t’u japim atyre një perspektivë të qartë, të lexueshme, aktive dhe të sinqertë për anëtarësim”.

Muajt e fundit, shefi i Elizë ka shtuar thirrjet ndaj unionit që të mos e lerë jashtë vëmendjen, procesin e zgjerimit drejt rajonit tonë, ndër të tjera edhe për të mos e lënë të bjerë nën ndikimin e faktorëve të tjerë, si Rusia apo Kina.

Macron ka premtuar se do të angazhohet personalisht edhe në përparimin e procesit për zhvillimin e tryezës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke ofruar negocim me Sofjen, që mban peng prej problemeve dypalëshe hapjen e kapitujve të parë të negociatave për Shkupin me të cilin, në të njëjtën paketë zgjerimi është edhe Tirana.

Tv Klan