Një këmbësor u aksidentua nga një makinë mbrëmjen e kësaj të shtune në kryeqytet. Ngjarja sipas policisë ndodhi rreth orës 19:30, në afërsi të Sheshit Shqiponja.

Këmbësori me iniciale R.H., u përplas nga një makinë me shofer I.M. e për pasojë përfundoi në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit në vendin e ngjarjes ndodhet një grup hetimor dhe shërbimet e Policisë./tvklan.al