Një 70-vjeçar është përplasur nga një makinë ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:50 në lagjen Nr.7 të qytetit bregdetar.

Policia bën me dije se këmbësori i aksidentuar nuk është identifikuar ende, por ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa drejtuesi i makinës, 27-vjeçari me iniciale L.Sh. është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje. /tvklan.al