Deputeti shqiptar i plagosur mbrëmjen e djeshme në parlamentin maqedonas, Ziadin Sela, është mirë dhe totalisht jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi u bë i ditur nga administratori i faqes së Selës në Facebook.

“Për shkak të situatës së jashtëzakonshme që po kalon vendi, jemi të detyruar të lëshojmë këtë komunikatë, e cila synon të qetësojë qytetarët që pyesin për shëndetin e Kryetarit të LR-PDSH-së z. Ziadin Sela. Falë Zotit ai është mirë. Ka dëmtime të ndryshme por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën”, thuhet në postimin e orëve të para ditës së sotme, pas raportimeve mediatike se Sela ishte në gjendje kritike për jetën.

Stafi i Selës falënderoi të gjithë ata që po u qëndronin pranë.

“Bëjmë thirrje për qetësi, ju urojmë një natë të qetë, duke ju siguruar që ky nuk është fillimi i asgjëje, ky është vetëm fundi i një të keqeje…Fundi i pashmangshëm i saj.”/tvklan.al