Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Japonia i ka dhuruar Shqipërisë 400 milion jen, ndihmë për spitalin Pediatrik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë. Në marrëveshjen e nënshkruar nga Ministri i Jashtëm Paskal Milo dhe ambasadori japonez është planifikuar shtyrja e borxhit që Shqipëria i detyrohet Japonisë.

Sipas ambasadorit japonez, qeveria e vendit të tij mbështet reformat ekonomike dhe demokracinë në Shqipëri. Së shpejti Ministri i Jashtëm japonez do të vizitojë Tiranën./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame