Gjermania fiton dyfishin e Francës, Anglia plotëson podiumin

Marrëveshja e zyrtarizimit të Federatës Gjermane të futbollit dhe Nike si sponsor teknik shkaktoi jo pak surpriza. Për herë të parë, Pancerat nuk do të sponsorizohen nga kompania gjermane, duke treguar shenja tradhëtie, ndikuar edhe nga situata e vështirë financiare. Megjithatë, marrëveshja e re ka rishkruar historinë e lidhjes ekonomike mes sponsorëve teknikë dhe ekipeve kombëtare.

Me 100 milionë Euro në vit, kjo është dyfishi i asaj që garantohet deri në vitin 2026 nga Adidas dhe që lejon Federatën Gjermane të Futbollit të arkëtojë burime të reja duke filluar nga viti 2027 dhe të paktën deri në vitin 2034. Gjermania zë vendin e parë në ekipet kombëtare me marrëveshjen më të pasur të sponsorizimit teknik ndonjëherë.

Pasi ka kaluar Francën, që kryesonte renditjen speciale falë 50.5 milionë Eurove në vit të garantuara nga Nike. Pra, marka amerikane ka marrë drejtimin e dy nga ekipet kombëtare më të rëndësishme në botë falë një shpenzimi total që i kalon 150 milionë Euro në vit. Renditja më pas vijon me kombëtare si Italia dhe Spanja, rival të Shqipërisë në Euro2024 dhe që fitojnë nga Adidas konkretisht 35 dhe 20 milionë Euro në vit.

Klan News