Të paktën 9 persona kanë mbetur të vrarë në Meksinën qëndrore teksa persona të armatosur hapën zjarr mbrëmjen e së enjtes jashtë një shtëpie private.

Ngjarja ndodhi në qytetin Celaya, ku imazhet e publikuara në rrjetet sociale, tregonin persona të shtrirë nëpër rrugë. Policia lokale tha se një person ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

Disa media vendase raportuan se numri i të vrarë mund të jetë 13. Persona të armatosur mbërritën me automjete përpara shtëpisë private dhe hapën zjarr ndaj të pranishmëve duke shkaktuar masakër.

Policia meksikane është duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar autorët që shkaktuan këtë masakër. Autoritetet thonë se kjo përplasje me armë është në sagën e luftës së përgjakshme mes karteleve rivale kriminale për territor. /tvklan.al