Historia si u zhvendos në Muzeu Komëbëtar

Për një javë në Shqipëri ditët e kujtesës risollën në vëmendje krimet e komunizmit, bashkë me personazhet që kanë mbetur zëra të gjallë te torturave të diktaturës. Ende pas tre dekadash ekzistojnë mbetje të asaj periudhe që shumëkush e kujton të zymtë madje e lidh me një maskë.

Për koiçidencë diku në fondin e madh të Muzeut Historik Kombëtar ruhet maska mortore e diktatorit Enver Hoxha. E derdhur në allçi, kjo maskë mbart tiparet e diktatorit me sy të mbyllur, dhe njëjtë si portreti ruhet edhe dora e tij e djathtë.

Historiani Hasan Bello pranon që lënia pas e një maske mortore është e zakonshme për diktatorët, njëjtë siç kanë bërë edhe Lenini dhe Stalini, shembuj që Hoxha i ndoqi në 40 vite të regjimit të tij.

Hasan Bello: Diktatorët kanë një tendencë ta projektojnë të ardhmen nëpërmjet të tashmes. Edhe diktatori Enver Hoxha u përpoq që në njëfarë mënyrë të lërë gjurmë edhe në të ardhmen.

Por si perfundoi kjo maskë në Muzeun Historik Kombëtar?

Andrea Llukani: Maska ka ardhur në vitin 2001 nga ish-Muzeu i Enver Hoxhës.

Me porosi të familjes pas vdekjes tre skulptorë mes tyre Mumtaz Dhrami, i cili u ngarkua përgjegjës për të ndjekur procesin, u porisitën të përgatisin maskën. Detyra e vetme ishte që fytyra mos dëmtohej.

Ishte e veja e diktatorit, Nexhmie Hoxha ajo që vendosi që maska të bëhej vetëm pas homazheve që zgjatën një javë, për të shmangur dëmtimin e fytyrës së liderit komunist.

Hasan Bello thotë se historia rrezikon të përsëritet në vendet kur ajo nuk zbardhet e plotë siç duhet.

Hasan Bello: Gjeneratat e reja janë pothuajse inkoshiente ndaj krimeve të komunizmit në Shqipëri, mirëpo e keqja mund të përsëritet në forma apo trajta të tjera.

Andrea Llukani: Disa studiues kanë bërë artikuj ose instalacione në lidhje me maskën e diktatorit.

Për herë të parë për publikun, kjo maskë u nxor nga fondi në 2015-ën  në sajë të një ekspozite të skulptorit Ardian Isufi.

Tv Klan