Ish-Kryeministri italian Matteo Renzi ka rifituar udhëheqjen e Partisë Demokratike.

Renzi, 42 vjeç, fitoi më shumë se 70% të votave, duke lënë prapa dy kandidatët e tjerë.

Renzi dha dorëheqjen si kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Demokratike, pasi plani i tij i reformës kushtetuese u hodh poshtë në një referendum kombëtar në dhjetor.

“Kjo është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Falënderime të përzemërta për gratë dhe burrat që besojnë në Itali,” shkroi ai në Instagram të dielën.

Renzi u përball në sfidën për kreun e partisë me ministrin e drejtësisë Andrea Orlando dhe guvernatorin rajonal Michele Emiliano.

Rreth dy milion njerëz morën pjesë në votimet e së dielës.

Renzi tani do të përgatisë PD  për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të zhvillohen në maj 2018.

Tv Klan