Mbrojtësi shënoi 3 gola në 50 ndeshje

“Dua t’ju njoftoj se nuk do jem pjesë e Kombëtares Shqiptare”.

Me këto fjalë Mërgim Mavraj jep lajmin se ka marrë vendimin për të mos veshur më fanelën kuqezi.

Pas 8 vitesh me përfaqësuesen ku mbajti edhe shiritin e kapitenit, mbrojtësi largohet pasi la shenjën e një prej lojtarëve më të mirë dhe karaktereve më pozitivë të skuadrës.

Mavraj mund të kishte zgjedhur kombëtaren gjermane, ngjyrat e së cilës i përfaqësoi me fanelën e 21-vjeçarëve, por ai u vesh kuqezi për 50 ndeshje duke shënuar edhe 3 gola.

Mërgim Mavraj i shërbeu si një ushtar i devotshëm kombëtares kuqezi në fushatën e suksesshme të kualifikimit në Kampionatin Europian 2016.

Mërgim Mavraj është edhe një nga lojtarët më të dashur për tifozerinë kuqezi, të cilën zgjodhi ta falenderojë në postimin e tij në rrjetet sociale.

Tv Klan