Morën pjesë 40 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Europa
Shumë çiklisitë malorë ja mësynë grykës së fshatit Mollopolc të Shtimes në garat që u organizuan për nder të çlirimit të kësaj qyteze në Kosovë.
Kjo garë organizuar nga Klubi Çiklist i Shtimës dhe është përkrahur nga Federata e Çiklizmit.
Pjesëmarrës në këtë garë ishin mbi 40 çiklistë nga Kosova, Shqipëria dhe vende të Evropës.
Ngjarja ka qenë mirë e organizuar, natyrisht ka hapësirë për përmirësime, por ishte një fillim i mirë që të promovohet ky sport si dhe të promovohet Kosova në fushën e turizmit.
Në këtë garë, ndonëse ekstreme, nuk munguan as femrat.
Kjo është hera e parë që organizohet një garë e tillë në Shtimë, derisa organizatori i cili është edhe fitues i kësaj gare tha se synim i tij është që një garë e tillë të organizohet çdo vit.
Tv Klan