Komisioni për të Dhënat e Sistemit TIMS do të mblidhet këtë të hënë në orën 12:00, ku pritet të zgjidhen ekspertët ligjorë për punimet e komisionit.

Sipas opozitës, gjatë hetimit do të thirren për të dëshmuar disa nga drejtuesit më të lartë të shtetit dhe policisë, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi dhe ai aktual Taulant Balla, si dhe do të  kërkohet informacion nga disa institucione shtetërore.

Ndërkohë që përfaqësuesi socialist, Toni Gogu ka deklaruar më herët se puna e këtij komisioni do të bazohet vetëm në fakte dhe jo në thashetheme.

Pas miratimit të planit të hetimit, palët ranë dakord që raporti me konkluzionet e hetimit të prezantohet brenda 20 Korrikut./tvklan.al