Feniks Sans vuan më shumë nga sa pritej, por në fund arrin që të sigurojë fitoren e radhës në En Bi Ejn amerikan. Kryesuesit e Konferencës Perëndimore mposhtën 115-110 San Antonio Spërs dhe shënojnë kështu fitoren e 10 radhazi. Perioda e katërt ishte vendimtare për fatin e kësaj sfide, me Feniks që përmbysi gjithçka me 15 pikët diferencë. Buker dhe Urat shkëlqyen në parket, të cilët realizuar 54 pikë së bashku.

Uta Xhaz vijon të zhgënjejë. Këtë herë,  blujeshilët u mposhtën 126-120 nga Minesota, falë dhe tripëll-dabëllit të Touns, që shënoi 31 pikë, 11 rebaund dhe 10 asiste.

Xhianis Antetekumpo shkëlqen sërish në parket, por 29 pikët e grekut nuk vlejnë për Millvoki Baks, që iu nënshtruar 136-100 Denver. Nagets regjistruan fitoren e 5-të radhazi dhe forcojnë pozitat në vendin e 5-të në renditjen e Perëndimit.

Klan News