Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit në Qarkun e Lezhës, ku Partia Socialiste doli forcë e parë, me 41,45% të votave ose me 30 360  vota.

E dyta renditet Partia Demokratike, me 37.76 % të votave ose me 27 655 vota dhe e treta, Lëvizja Socialiste për Integrim me 15.33 % të votave ose me 11 232 vota.

Nga 7 mandatet që do të dërgojë Lezha në parlamentin e ri të Shqipërisë, Partia Socialiste do të ketë 3 deputetë, Partia Demokratike 3 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1.

PS – 3 mandate

1 – Lindita Nikolla

2 – Pjerin Zef Ndreu

3 – Gjetan Kol Gjetani

PD – 3 mandate

Aldo Bumci

Lindita Metaliaj

Andon Frrokaj

LSI 1 mandat

1 – Viktor Tushaj

/tvklan.al