Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit në Qarkun e Vlorës, ku Partia Socialiste doli forcë e parë, me 59.77 % të votave ose me 65,212 vota.
E dyta renditet Partia Demokratike, me 20.69 % të votave ose me 22,574 vota dhe e treta, Lëvizja Socialiste për Integrim me 11,35 % të votave ose me 12.387 vota.
Nga 12 mandatet që do të dërgojë Vlora në parlamentin e ri të Shqipërisë, Partia Socialiste do të ketë 8 deputetë, Partia Demokratike 3 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1.
PS – 8 mandate
1 – Damian Gjiknuri
2- Vilma Bello
3 – Alket Hyseni
4 – Vullnet Sinaj
5 – Andrea Marto
6 – Edi Rama
7 – Edmond Leka
8 – Fatmir Velaj
PD – 3 mandate
1 – Agron Shehaj
2 – Nadire Mecorapja
3 – Vangjel Dule
LSI – 1 mandate
1 – Shezai Rrokaj
/tvklan.al