Rey Manaj është shndërruar në heroin e Sivasspor këtë sezon. I ndërtuar për të mos rënë nga kategoria, skuadra turke ëndërron tashmë Europën dhe kjo falë sulmuesit shqiptar. Manaj ka qenë vendimtar me 16 golat dhe tashmë me një asist të tij, për ta afruar Sivasspor me një vend në kompeticionet e UEFA-s. ‘Trimat’ ashtu siç është edhe pseudonimi i kësaj skuadre janë në garë për kualifikimin në Conference League kur kanë mbetur edhe 6 sfida deri në fund.

Në 44 pikët e grumbulluar nga SivasSpor peshën më të madhe e kanë luajtur golat e Manaj. Plot 27 pikë të mbërritur nga këmbët e lushnjarit, për ta kapaltuar në një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit.

Në 8 takime të fituar nga skuadra turke në 11 në total, Manaj ka shënuar gola me tepër peshë për t’i dhënë edhe fitoren. Ndërkaq, në tre raste, sulmuesi shqiptar ka realizuar për të shmangur humbjen dhe dhënë një pikë tepër të vlefshme për objektivat. Vetëm në dy raste kur ish-sulmuesi i Interit ka shënuar, Sivasspor nuk ia ka dalë të marrë pikë. Performanca në fushën e lojës ka rritur edhe simpatinë në radhët e tifozëve, ku në tribuna nuk kanë munguar pankartat e dashurisë për 27-vjeçarin. Pra një total prej 27 pikësh me protagonist Manaj, i cili ka fituar edhe zemrën e trajnerit Sylvinho, tashmë duke e vënë në plan të parë për ta marrë me vete në Euro2024.

Klan News