Një makinë ka marrë flakë në lëvizje në rrugën e “Kavajës” në kryeqytet. Nga ngjarja ka pasur vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:55.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al