Një autobus ka marrë flakë në lëvizje në aksin rrugor Fier-Patos. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 19:15 dhe dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik.

Falë reagimit të forcave të Policisë dhe zjarrëfikses është bërë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al