Finalja e madhe e X Factor Albania troket të premten në ekranin e Tv Klan. Pas javëve të garës, një fitues do të arrijë të triumfojë në spektaklin e talenteve duke u cilësuar si konkurrenti që mbart brenda vetes elementin X. Tre pretendentët që do të përballen në finalen e së premtes janë Alis nga skuadra e Arilena Arës, Kleansa nga grupi i Elhaida Danit dhe Jet nga kategoria Mix.

Shumë emocione jo vetëm për ta, por edhe për miqtë e tyre që tashmë kanë ndërprerë rrugëtimin e tyre por vazhdojnë t’i mbështesin fort. Gent Disha, Niki Zaimi dhe Jonid Gjoka kanë nga një emër që e shohin si fitues të X Factor Albania të cilin e zbulojnë në “Rudina”.

Rudina Magjistari: Kush e fiton sipas jush, më thoni nga një emër?

Jonid: Kleansa.

Rudina Magjistari: Ti thua Kleansa.

Gent Disha: Unë gjithmonë kam votuar dhe kam thënë që Alis sepse unë e kam një shok dhe ia di kapacitetin dhe personalitetin se sa shumë mund të japë në skenë ai, pavarësisht kapacitetit, normale që finalja ka ato emocionet e veta dhe besoj dhe shpresoj që t’ia dalë, ta marrë dhe të fitojë kupën Alis.

Niki Zaimi: Edhe unë jam për Alis. Ka kaluar sfidat që i kanë ardhur përballë kështu që besoj do ia arrijë edhe kësaj nate të fundit.

Sigurohuni mos ta humbisni natën finale pasi djemtë bëjnë me dije se do të ketë shumë surpriza ku nuk do të mungojë as një performancë e të gjithë konkurrentëve së bashku./tvklan.al