“Duhet bashkëpunim i të gjithë aktorëve

Pas prokurorit të Përgjithshëm, çështja e sigurisë në Elbasan është sjelle në vëmendje edhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas një takimi në Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar në këtë qytet.

“Unë dëshiroj të theksoj rëndësinë e madhe që ka përçimi i mesazheve nga të gjithë aktorët në vend në mënyrë që ti japim më shumë qetësi dhe siguri vendit aq më tepër Elbasanit që ka pasur probleme me sigurinë për një të ardhme më të mirë në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë. Kjo është e vetmja mënyrë që ne të realizojmë ëndrrën e gjithë shqiptarëve, që Shqipëria të jetë si gjithë Evropa pikërisht duke arritur standardet Evropiane”.

Kreu i shtetit nuk pranoi të komentonte ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa tha se gjithë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar për të frenuar largimin e të rinjve.

Javën e kaluar Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, gjatë një takimi në Prokurorinë e Elbasanit, tha se ky qytet është nën kontrollin e krimit të organizuar dhe se krimet e kohëve të fundit kanë ndodhur nga përplasja e bandave për të kontrolluar territorin.

Tv Klan