Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka publikuar një videomesazh dy orë përpara nisjes së manifestimit të thirrur prej tij kundër asaj që e konsideron grusht shteti.

Meta thotë se edhe pak momente e ndajnë nga nisja e pranverës kuqezi. Kreu i shtetit shfaqet në duar me Kushtetutën dhe një tufë me lule mimoza.

Të dashur motra dhe vëllezër Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës. Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e pranverës kuqezi. Mirë se vini të gjithë”, thotë Meta.

Kreu i shtetit pritet të firmos ë një dekret këtë të hënë, ashtu siç ka paralajmëruar, por nuk ka bërë të ditur se për çfaë bëhet fjalë./tvklan.al