Dy ditë pas konferencës së jashtëzakonshme, Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se do të dalë sërish para mediave.

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi bën me dije se kreu i shtetit do të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të paraqesë prova të reja, të asaj që Meta e konsideron si “grush shteti”.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë sot, në ora 12:30 një konferencë për shtyp.Prova të reja për grushtin e shtetit”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /tvklan.al