Pas lajmit për shërimin e dy mjekëve të prekur nga Civid-19, ka reaguar kreu i shtetit, Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, Meta thotë se shërimi i Dr.Skënder Brataj dhe Dr.Andi Koraqi nga Covid-19 është një lajm i mirë dhe i gëzueshëm për të gjithë, sikundër është edhe shërimi i të gjithë mjekëve dhe infermierëve të cilët e kanë fituar betejën me këtë pandemi të rrezikshme.

“Duke i falenduar të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor, që me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm po sakrifikojnë si askush tjetër për shëndetin e çdo qytetari në vijën e parë të frontit, ritheksoj rëndësinë e forcimit të masave mbrojtëse ndaj tyre dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit tonë për t’ua lehtësuar punën sa të mundemi”. /tvklan.al