Michael Gove u shtohet kandidatëve për kreun e konservatoreve – TV KLAN

Michael Gove u shtohet kandidatëve për kreun e konservatoreve

Dorëheqja e kryeministres Theresa May i ka hapur rrugë një gare të fortë për drejtimin e qeverisë britanike.

Mes figurave më të spikatur janë ish-ministri i jashtëm Boris Xhonson, ish-ministri i Brexit Dominic Rabb dhe ish-kryetarja e grupit konservator në Parlament, Andrea Lidsom.

Por së fundi një tjetër emër me peshë i shtohet listës. Bëhet fjalë për ministrin aktual të mjedisit, Michael Gove, i njohur si krahu u Djathtë i Meit dhe i përfolur prej kohësh si pasuesi i saj në krye të qeverisë.

Michael Gove, kandidat për kryeministër :Besoj se jam gati të bashkoj Partinë Konservatore, gati të përmbyll Brexitin dhe gati të drejtoj këtë vend të madh.

Një mesazh mbështetës për kryeministren në largim, erdhi nga paraardhësi i saj, David Cameron.

David Cameron – ish-kryeministër i Britanisë së Madhë :Ndjehem thellësisht i keqardhur për Theresa May. Ajo punoi vërtetë shumë. Është një shërbyese publike vërtet e dedikuar. Unë e di se si ndeshesh kur kupton se koha e lidershipit tënd ka mbaruar.

Theresa May do të japë dorëheqjen më 7 Qershor. Pasuesi i saj do të zgjidhet në fund të korrikut. Një kohë e humbur sa i përket negociatave për Brexit, teksa afati i fundit i 31 Tetorit po afron.

Tv Klan

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione