“Pranoni planin, konferenca ndërqeveritare brenda pak ditësh”

Presidenti i Këshillit Evropian, Charls Mishels po kryen një vizitë zyrtare në Shkup në përpjekje për të bindur partitë politike për të pranuar planin francez për zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mishels ka zhvilluar takime me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Mishels në  konferencën e përbashkët me Kovaçevskin për median tha se nëse Shkupi pranon planin francez të Makron, atëherë konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet në ditët në vijim.

Kujtojmë se plani francez po shkakton përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës, kjo e fundit ka nisur protestat duke e cilësuar propozimin si një tradhti kombëtare.

Tv Klan