Kadri gjoci 28-vjeç dyshohet si drejtues i grupit të narkotrafikut. Lënda narkotike ishte gati për treg

Rreth 2.3 tonë kokainë e pastër gati për tu hedhur në treg është sekuestruar gjatë një aksioni të policisë, në Peru, duke shkatërruar kështu një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Grupi drejtohej nga biznesmeni italian Pasquale Bifulco 49-vjeç dhe shqiptari Kadri Gjoci28-vjeç. Sipas medieve, në pranga kanë rënë edhe dy peruanë të tjerë. Një nga të arrestuarit, shtetas peruan, kishte rolin e grumbullimit, transferimit, dhe ruajtjen e drogës.

Grupi të cili iu bllokua kokaina, merrej me prodhimin, ruajtjen dhe transportin e ngarkesave të lëndëve narkotike me destinacion Europën, kryesisht Itali dhe Gjermani. Operacioni u finalizua pas informacioneve të marra nga agjentët e policisë kriminale, të cilët mësuan se po durohej një ngarkesë e madhe droge, drejt Italisë dhe Hamburgut. Përveç lëndës narkotike u konfiskua edhe tre armë zjarri.

Ky operacion i koduar Poseidon, është vijim i një tjetër aksioni të ndërmarrë para disa ditësh, ku u arrestuan edhe pesë persona të tjerë, ku u sekuestruan 448 kg drogë.

Përveç autoriteteve vendase morën pjesë edhe DEA amerikanë, Policia Federale e Hetimit Kriminal të Gjermanisë dhe Guardia di Finanza Italiane. Autoritetet po hetojnë nëse ky rrjet ka lidhje me mafian shqiptare që në muajin qershor tentoi të dërgonte në Holandë 2200 kilogramë kokainë të lëngshme të fshehur në bidonë.

Klan News