Skuadrat më në formë në Serie A ndajnë nga 1 pikë
Dy ekipet më në formë të Serie A për momentin e mbyllën në barazim ndeshjen e tyre. Takimi mes Milanit e Atalantës i luajtur mbrëmë në San Siro përfundoi me rezultatin 1 – 1.
Fillimisht shënuan milanezët me Çahanoglu. Mesfushori turk realizoi me goditje dënimi. Malinovski gaboi penalltinë, që u prit nga Donaruma.
Zapata shmangu humbjen për Atalantën duke barazuar rezultatin pa u mbyllur pjesa e parë. Për Milanin ky është një rezultat pozitiv, pasi vijon ta mbajë në zonën e kupave të Europës, ndërkohë që Atalanta vijon të jetë në garë për vendin e dytë.
Barazimi mes Milanit dhe Atalantës vlen edhe për Juventusin që tani e ka më të lehtë rrugën drejt trofeut. Juve do të luajë të dielën me Sampdorian në Torino. Kjo ishte ndeshja hapëse e javës së 36 në Serie A, e cila do të vijojë sot me tre sfida të tjera.
Tv Klan