Milan nuk do të marrë pjesë në Europa League. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv publikoi vendimin për përjashtimin e klubit italian për sezonin 2019-2020. Shkak është bërë problemet me bilancin që sollën edhe masat nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair Play financiar.

Klubi kishte bërë apelimin në CAS Lozanës për shtyrjen për 1 vit korrigjimit të bilancit, por nuk u mor marasysh. Milan ishte kualifikuar në fazën e grupeve të Europa League, vend që do t’i kalojë Roma, ndërsa në turin e dytë eliminator do të jetë Torino.

Ky ekip do të jetë rivali i Kukësit, nëse skuadra Ernest Gjokës kalon Bebreceni. Milan tani do të mendojë për Serie A që të arrijë sezonin e ardhshëm një vend në Champions League, një objektiv që ishte edhe në kampionatin e kaluar.

Tv Klan