Benfica barazon me Rangers, përmbysje spektakolare e Fiorentina

Milan hodhi një hap drejt kualifikimit në çerekfinalen Europa League. Italianët fituan 4-2 ndaj Slavias së Pragës për ta bërë më të lehtë ndeshjen e kthimit. Një sfidë ku vuajti jo pak, edhe pse për shumicën e duelit luajti me 1 lojtarë më shumë.

Një takim ku skuadra e Piolit tregoi se di si të shënojë, pasi ishin 4 lojtarë të ndryshëm ata që realizuan.

Rangers barazoi 2-2 ndaj Benfikës për ta kthyer në finale ndeshjen e kthimit. Di Maria dha kontribut të rëndesishëm, pasi fillimisht barazoi shifrat momentale në 1-1 dhe më pas ndikoi tek autogoli i skocezëve.

Fitore të rëndësishme koleksionoj Fenerbaçe. Turqit triumfuan 3-0 në transfertën Belge të UNION SG.

Spektakël me 7 gola dhuroi Fiorentina. Italianët triumfuan në çastet e fundit 3 me 4 ndaj Makabi Haifa për tu afruar me kalimin më tej në Konferenc Ligë.

Klan News