Myslimanët në të gjithë globin kanë nisur kremtimet për Fitër Bajramin, i cili shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Dita e sotme shënon një nga festat më të shenjta të Islamit, por edhe përfundimin e agjërimit, i cili është një nga 5 shtyllat e islamit.
Festimet janë shtrirë në të gjithë botën, nga Europa ne Rusi për të kulmuar në vendet e lindjes.
Në vendet arabe, celebrimet e Fitër Bajramit u shoqëruan me masa të larta sigurie. Një ditë më parë forcat saudite të sigurisë shmangen një sulm terrorist që kishte objektiv sulmi Xhaminë e Madhe te Mekës.
Ndërsa për Shtetet e Bashkuara, kjo do të jetë hera e parë në 21 vite që Shtëpia e Bardhe nuk do të organizojë një darkë festive të iftarit për të kremtuar Bajramin./tvklan.al