Kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar Fatos Klosi dhe ministri i Rendit Publik Petro Koçi i dhanë sot dorën e fundit përgatitjeve për referendumin gjatë një takimi që zhvilluan sot në mesditë. Burime pranë dy autoriteteve të larta zyrtare thanë se sot kreu i SHIK-ut ka sjellë personalisht informacionet më të fundit nga digasteri i tij, të dhëna këto që bëjnë fjalë për zona delikate të cilat mund të destabilizohen gjatë ditës së nesërme.

Në bazë të këtyre të dhënave është ndërtuar dhe plani i masave të policisë për garantimin e rendit. Ditët e fundit janë vënë re një sërë takimesh mes kreut të SHIK-ut dhe ministrit Koçi ku gjithjë temë e bisedës së tyre ka qënë parandalimi i akteve kriminale dhe situatave të turbullta./tvklan.al

Gazetar: Roland Zili