Një grua është çliruar pas 5 vitesh nga një tumor që peshonte plot 97 kilogramë.

Kamlesh Devi, 45 – vjeç nga India, thotë se arsyeja përse e kishte lënë këtë masë të huaj në trup të zmadhohej kaq shumë ishte bashkëshorti i saj, sipas të cilit, trajtimi ishte shumë i shtrenjtë dhe nuk kishin para për ta përballuar.

Pavarësisht se vuajti dhimbje të tmerrshme për vite me radhë, gruaja ndoqi dëshirën e bashkëshortit.

skaneri

Por 6 muaj më parë ky i fundit u nda nga jeta dhe në këtë pikë, 45 – vjeçarja vendosi më në fund të shkonte tek mjekët, të cilët, për ironi të fatit ia bënë operacionin falas, pasi Kamlesh përfitonte nga trajtimi falas, si pasojë e skemës në vend për personat në nevojë.

mjeket

3 orë iu deshën mjekëve për të hequr tumorin masiv, plot 97 kilogramë, që i kishte zënë gjysmën e trupit.

Mjekët që kryen operacionin u shprehën habitur. Ata thanë se nuk kishin parë kurrë më parë një tumor të përmasave të tilla. /tvklan.al