“Nëse situata përkeqësohet, BE mund të marrë masa”

Situata e koronavirusit në Shqipëri shikohet me sy kritik nga mjekët shqiptarë që punojnë në vendet europiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duhet të merren masa sepse po rriten fatalitetet dhe rrezikoni t’ju mbyllen kufijtë deri në fund të vitit”, thotë Elona Meta Haubrich, kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë.

Duke ju referuar situatës, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë ka nisur një sërë sugjerimesh për qeverinë dhe popullatën.

“Maska të vendoset me detyrim. Të rishikohen aktivitetet, të hartohen protokolle, të shtohen testime”.

Mbi 3 mijë mjekë shqiptarë që punojnë në Europë dhe janë pjesë e federatës, janë vetëofruar për të ndihmuar me ekspertizë mjekësore në hartimin e protokolleve të sakta për të parandaluar përhapjen e virusit në vendin tonë.

Tv Klan