Qytetarët kanë protestuar për herë të tretë para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ndryshe nga dy herët e tjera, në protestën e kësaj të premte të organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit qytetarët hodhën më shumë molotov drejt bashkisë.

Në këtë protestë morën pjesë përfaqësues të opozitës, të cilët akuzuan kryebashkiakun Veliaj për korrupsion dhe si të përfshirë në çështjen “5D”.

Pasi hodhën molotovët dhe bojë, qytetarët të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka dhe përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak, tentuan të futeshin brenda ambienteve të bashkisë.

Qytetarët arritën të hiqnin rrethimin metalik që ishte vendosur në perimetrin e sigurisë. Por edhe pse arritën të hiqnin rrethimin metalik, protestuesit nuk arritën të çanin kordonin e policisë. Pas kësaj përplasje, protestuesit u tërhoqën me paralajmërimin për të zhvilluar protestën e radhës javën e ardhshme.

Klan News