Royal Mint: Do të mbajë portretin e kantautorit
Kantautori i ndjerë britanik, George Michael është nderuar me një monedhë të personalizuar nga koleksioni Royal Mint. Vetë ky i fundit bëri me dije se monedha e re, e cila përshkruan Michael duke mbajtur syzet e tij të diellit, i bën homazh këngës solo të yllit të muzikës të vitit 1987 “Faith”.
Monedha u projektua nga artistja dhe skulptorja Sandra Deiana.
Që nga debutimi i tij me WHAM! për t’u bërë një nga muzikantët solo më të shitur të të gjitha kohërave, George Michael është një superstar global, puna e të cilit ka frymëzuar dhe ndikuar brezat me muzikën e tij dhe stilin e tij unik shprehet pë Reuters, Rebecca Morgan, drejtore e Shërbimeve Koleksionist në Mint Mbretërore.
Monedha e re është shtesa më e fundit në serinë “Music Legends” të Royal Mint, e cila më parë ka nderuar me monedha David Bowie, Elton John dhe Queen dhe do të jetë në dispozicion për t’u blerë nga kjo e hënë.
Klan News