200 mijë persona pa energji elektrike, vonesa në aeroporte

Stuhi të shumta kanë goditur jugun e Shteteve të Bashkuara, duke u marrë jetën 11 personave, e duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Prej të premtes stuhitë kanë goditur shtetet federale amerikane, Alabamën, Luizianën, Okalhomën dhe Teksasin.

Siç duket edhe në këto pamje, erërat e fuqishme me një shpejtësi mbi 120 km/orë dëmtuan shumë shtëpi.

Më tragjik ishte rasti i një çifti të moshuarish në Alabama, të cilët humbën jetën pasi një tornado u shkatërroi shtëpinë një katëshe prej dërrase, duke ua zhvendosur mbetjet, rreth 60 metra.

Mbi 200 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike pasi erërat e forta thyen pemë e dëmtuan shtyllat e tensionit të lartë. Erërat e forta shkaktuan edhe vonesa nëpër aeroporte, pasi krijuan vështirësi në ulje – ngritjet e avionëve. 

Tv Klan